Mobi Casa

Vjeshta e nxehtë, paralajmërohet ‘tronditja’ e madhe për PAN-in

/ 6 minuta lexim

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti, sipas njohësve të proceseve elektorale që janë zhvilluar deri më tani në vendin tonë, do të mundë të karakterizohen me pjesëmarrjen më të ulët të mundshme të qytetarëve në votime.

“Zhgënjimi është i madh në të gjitha partitë politike, në veçanti në koalicionin në ikje PAN, që nuk i’u besohet asgjë më tutje, sepse jo vetëm që nuk i mbajtën premtimet, por se edhe janë zhytur thellë në parregullsi të ndryshme, korrupsion dhe nepotizëm, andaj gjasat janë që tani për të mos mbetur jashtë loje ta keqpërdorin elektoratin dhe të merren edhe me parregullsi të tjera zgjedhore”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti, sipas njohësve të proceseve elektorale që janë zhvilluar deri më tani në vendin tonë, do të mundë të karakterizohen me pjesëmarrjen më të ulët të mundshme të qytetarëve në votime.

Ky mos interesim i qytetarëve për të dalë në zgjedhje, sipas analistit politik, Blerim Burjani do të vjen nga fakti se qytetarët vazhdimisht janë mashtruar me premtime boshe, kurse partitë politike tanimë janë shpenzuar aq shumë sa që nuk do të dinë se çfarë të shpikin si premtim të ri për të joshur qytetarët që të dalin në zgjedhje.

Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online”, se çështja e punësimit tanimë dihet se ka qenë mashtrim i të gjitha legjislaturave të kaluara, dhe nuk është përmbushur as minimalisht, përjashto militantët politikë.

Liberalizimi i vizave, sipas Burjanit, po ashtu ka qenë një shpresë që i ka nxitur qytetarët të dalin në zgjedhje, por edhe kjo temë nuk e ka më kuptimin e dikurshëm.

“Sepse pas pazarit që u bë me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe prapë nuk u realizua për shkak të mungesës së rezultateve në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Krejt çka mundë të përdorin për të zgjuar pak patriotizëm partitë politike në këtë fushatë do të jetë zotimi për mos heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbo boshnjake, kinse deri në njohjen e Kosovës nga Serbja, edhe pse dihet që as ky premtim nuk do të mbahet gjatë, Qeveria e re do ta shfuqizon shpejtë vendimin për taksën”, thotë Burjani.

Prandaj sipas tij, këto zgjedhje mundë të jenë historike për nga abstenimi i qytetarëve për të votuar.

KKGJILAN

“Elektorati është në krizë, pak a hiq nuk po shihet në opinionin publik se ka interesim për këto zgjedhje. Unë konsideroj se zhgënjimi është plotësisht i arsyeshëm ngase premtime të kota elektorale, nga më të ndryshmet, kemi pasur në zgjedhje për 6 mandatet e kaluara, e ku qytetarët janë të dëshpëruar dhe skajshmërisht të mashtruar qe 20 vjet. Kjo klasë politike jo vetëm që nuk i ka përmbushur premtimet por qytetarët janë ndarë edhe të plaçkitur e jo vetëm të dëshpëruar nga premtimet e bëra dhe të pa realizuara asnjëherë në interesin e tyre. Duke përcjellë trendin në rritje të abstenimit të qytetarëve nga zgjedhjet është reale të pritet që në këto zgjedhje që pritet tani të mbahen, të kemi mbi 60 % të qytetarëve që nuk do të dalin në zgjedhje. Edhe deri më tash, në të shumtën e rasteve nuk kemi pasur më shumë se 40% të qytetarëve që kanë dal në zgjedhje por trendi e rënies kësaj here mundë të jetë shumë më i madh, sepse në këto zgjedhje pritet të dalin vetëm përfituesit e drejtpërdrejtë nga partitë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Zhgënjimi më i madh dhe mashtrimi që ka ndodhur, sipas Burjanit, është tek koalicioni PAN, prandaj partitë e këtij formacioni politik në zgjedhjet e kësaj vjeshte, do ta kenë shumë problem që të ballafaqohen me votuesin dhe të japin premtime të reja.

“Ngase të kaluarat kanë mbetur në pikën zero. Zhgënjimi është i madh në të gjitha partitë politike, ne veçanti në koalicionin në ikje PAN, që nuk i’u besohet asgjë më tutje sepse jo vetëm që nuk i mbajtën premtimet porse edhe janë zhytur thellë në parregullsi të ndryshme, korrupsion dhe nepotizëm andaj gjasat janë që tani për të mos mbetur jashtë loje ta keqpërdorin elektoratin dhe të merren edhe me parregullsi të tjera zgjedhore,” tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, edhe premtimet e partnerëve të deritanishëm të PAN-it do të jenë të varfra.

“Kësaj here këto dy subjekte janë në probleme të thella , s’kanë asnjë ofertë të re për qytetarin prandaj edhe nuk kanë siguri çka do të ndodhë në këto zgjedhje, kurse qytetarët nuk e kanë madje as një arsye për ti votuar kote”, theksoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti Burjani, thotë se të gjitha partitë që kane qenë deri tash në pushtet, kanë krijuar bastionet e tyre të kontrollit mbi institucionet publike, prandaj vota këtë herë do të varet vetëm nga zyrtarët e punësuar nëpër këto institucione.

“Sikur që dihet, PDK mban sot nën gati tërë kontroll sektorin publik ARKEP, Agjencin e Pronave, Agjencionin e pyjeve, PTK-në, Aeroportin, Hekurudhat, Transportin Publik, UP-në dhe Universitetet Publike madje edhe e disa private. Shërbimi civil mbi 70% kontrollohet nga PDK në mënyrë inatqore. Falë këtij mandati të fundit të bashkëqeverisjes në PAN, hiq me keq nuk qëndrojnë tani as AAK dhe NISMA, që kanë sistemuar nëpër institucione njerëzit e tyre”, theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Për të mos dështuar i gjithë procesi zgjedhor, dhe për të mos reflektuar shumë abstinenca në zgjedhje, koalicionet parazgjedhore të partive politike mundë të jenë një formulë e cila sado pak bënë një rigrupim dhe rizgjim të elektoratit të partive, kush më shumë për simpatizantët e vetë, ndryshe dihet që fushata do të jetë pa oferta serioze që e binin votuesin më masë më të gjerë për të dalë në zgjedhje”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.