GRANDEMALL

Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një femër 28-vjeçe nga Kosova, e cila kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies së saj me të dashurin, është kapur për fyti nga ky i fundit deri sa i ka humbur ndjenjat, e më pas i ka vendosur një qese plastike në kokë, është mbështjellë me një batanije të lagur me benzinë, ku më pas i është vënë flaka.

Kështu është thënë në një gjykatë në Vjenë. E reja, e cila kishte punuar si kameriere në zonën Rudolfsheim-Funfhaus të Vjenës, sipas të dhënave fillestare, është mbytur nga i dashuri i saj 45-vjeç i cili nuk pranoi vendimin e saj për të mos qenë më së bashku, raporton “Vienna Times”, transmeton “Zëri”.

Gjykata erdhi në përfundimin se ai kishte një xhelozi, e cila arriti në kufijtë e sëmundjes dhe se nuk mundi të pranonte se ajo nuk dëshironte më të ishte me të.

Pas autopsisë, është zbuluar se femra 28-vjeçe nga Kosova kishte qenë e gjallë dhe e vetëdijshme kur i është vënë flaka, pasi në mushkëritë e saj janë gjetur gjurmë tymi.

FIDANISHTJA

Prokuroria theksoi se vdekja e saj ka qenë e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e dhimbshme.

28-vjeçarja nga Kosova ka lënë prapa dy fëmijë, të cilët mezi i ka mbajtur me punën e saj si kameriere.

Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai një ditë pas ngjarjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.