ARKATANA

Vjen “Vjeshta letrare” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Organizatori ka paraparë që manifestimi të nis me 5 tetor, me përurimin e veprës së autores Linditë Ramushi, për të vazhduar deri më 21 dhjetor 2012, me krijuesit tjerë nga Kosova, Shqipëria, Kosova Lindore e Mërgata.

Ars Clubi letrar “Beqir Musliu” i Gjilanit, një asociacion ky alternativ i shkrimtarëve në Kosovë, që në këto tri vite të ekzistimit të tij, ka bërë një punë të madhe edhe në veprimtarinë botuese, është bërë gati për të filluar manifestimin e sivjetmë “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që këtu mbahet për herë të tretë radhazi.

“Vjeshta…” ka për qëllim afirmimin e vlerave të reja letrare të krijuesve nga trevat shqiptare, thotë Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu”. Sipas tij, “Vjeshta 2012” është e veçantë, sepse mbahet në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

FIDANISHTJA

Organizatori ka paraparë që manifestimi të nis me 5 tetor, me përurimin e veprës së autores Linditë Ramushi “Me sytë e ëndjes”, për të vazhduar deri më 21 dhjetor 2012, kur edhe përmbyllet “Vjeshta…” e këtij viti.

Më 6 tetor do të prezantohen poetët nga Tirana, Izet Duraku, Aqif Hysa e Rexhep Shahu. Më 19 tetor, përurohet libri poetik “Mëkatar mos eja” i Arsim Halilit, krijues nga Kosova Lindore. Më 3 nëntor prezantohet portreti letrar i Sabile Keçmezit – Bashës, për të vazhduar më 17 nëntor, me poezinë e poetit Xhevat Latifi, më 23 nëntor 2012, me veprimtarinë letrare të Ibrahim Ibishit dhe për të arritur më 8 dhjetor, ku prezantohen krijuesit nga mërgata.

Aktivitetet do të mbahen në Gjilan, Kamenicë e Prishtinë. Ars Clubi “Beqir Musliu” pret bashkëpunim e koordinim me krijuesit, asociacionet tjera letrare si dhe me institucionet komunale të Gjilanit dhe donatorët eventual, në mënyrë që manifestimi të ketë mbarëvajtjen e tij ashtu siç është planifikuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.