Fundamenti

Vjen një goditje e rëndë për Kuvendin e Kosovës

/ 3 minuta lexim

Njohësit e fushës së të drejtës dhe sundimit të Ligjit, janë shprehur shumë kritikë me një praktikë të instaluar në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët dhe grupet parlamentare duke arsyetuar mos punën e tyre në seanca dhe për të arsyetua mandatin e deputetit, kanë filluar të shpikin idenë e formimit të komisioneve hetimore parlamentare edhe kur ato nuk janë të nevojshme për çështjen që shtrohet, madje edhe mund të jenë të dëmshme dhe në konflikt interesi me ndonjë hetim të cilin e zhvillon në të njëjtin proces prokuroria.

“Kuvendi është bërë prokurori pa të drejtë dërgimi të rasteve në gjykatë. Nxjerrin rekomandime jo obligative për askënd. Komisioni i adreson në kuvend e ai në mungesë kuorumi i vendos në arkiv. Kështu vetëm po bëhet shpenzim i parasë publike për punët që shkojnë kot së koti’, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Madje tani është krijuar bindja se këto komisione janë duke u një tip i lojës abuzive nga deputetët dhe partitë politike parlamentare për përfitimet e tyre. Sipas tyre, tani një lojë të tillë, por akoma më perfide të abuzimit me ligjin, po e luan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i zili veç e ka deklaruar të zyrtarizuar kërkesën e tij për komisionin hetimor për listat e veteranëve të luftës.

Fidanishtja

Sipas njohësit të fushës së të drejtës, Hasan Preteni, komisioni i propozuar nga Veseli sikurse të tjerat, nuk po bëhen për asgjë tjetër vetëm se për të arsyetuar mos punën dhe dështimin, e për të marr mëditje plus.

“Nëse nuk doni të kryeni punë e paraqiteni kinse po kryeni punë formoni komisione. Kuvendi nuk po e realizon misionin e vetë bazik, nuk nxjerr ligje dhe nuk i mbikëqyrë institucionet e pavarura, kurse merret me gjëra që nuk i takojnë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Për më keq, në raste specifike, Preteni thotë se deputetët po provojnë ta luajnë edhe rolin e prokurorit.