Fundamenti

Vjen me klipin e radhës

/ 2 minuta lexim

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që këngëtarja e njohur Mihrie Braha do të finalizoj videoklipin e saj më të ri të këngës “Fama”. Këngëtarja ka vendosur që këtë videoklip ta punoj me produksionet vendore dhe xhirimet ka gjasa t’i bëjë në Kosovë apo në Shqipëri.

“Shumë shpejt do ta kryejmë videoklipin e këngës ‘Fama’, i cili pritet të jetë një videoklip maratonik. Këtë klip do ta punoj me një produksion vendor, por xhirimet ende nuk kam vendosur se ku do t’i bëjë, por do të jenë në Kosovë ose në Shqipëri. Regjisor i këtij projekti është Ismet Sijarina dhe Blerdi Malushi. Uroj që adhuruesit e mi ta pëlqejnë këtë videoklip”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Hidromorava

Mihria përveç punës në këtë videoklip na bënë të ditur se është duke punuar edhe në disa projekte të reja të cilat me kohë do ti zbuloj. “Natyrisht se për këtë vit kam edhe shumë projekte të tjera të cilat gradualisht do t’i publikoj. Pas këtij klipi që do të plasohet së shpejti do të pasojnë edhe projektet e radhës”, shton ajo. Mihria aktualisht është e angazhuar edhe me organizimin e emisionit “Odeon” i cili çdo javë vjen me shumë risi.

“Puna në realizimin e emisionit ‘Odeon’ po më merr mjaftë shumë kohë dhe përkushtim, andaj mundohemi që çdo javë të sjellim një emision më ndryshe dhe me më shumë risi për telespektatorët. Po mundohemi që me këtë emision të depërtojmë kudo tek adhuruesit tanë dhe kam përshtypjen se këtë po e arrijmë me mjaftë sukses sepse çdo herë pas emisionit marrim kritika më pozitive”, thekson ajo. Sipas Mihries ky emision çdo herë e më shumë do të realizohet me projekte të reja dhe do të jetë më atraktiv për shikuesit.(zeri)