Mobi Casa

Vjen me këngë në gjuhën angleze

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për vet faktin që jeton jashtë vendit, këngëtarja e njohur Ledina Çelo po tenton të depërtoj të tregun botëror. Aktualisht ajo është duke përgatitur një këngë në gjuhën angleze, të cilën do ta sjellë me shumë risi në paraqitjen e saj.

Ledina na bënë të ditur se kënga është e realizuar nga Georg Gecco, një bashkëpunim i ri nga i cili pret suksese. “Së shpejti do të promovoj një këngë të re këtu në Gjermani në anglisht, të kompozuar nga Georg Gecco. Këngën ende nuk e kemi emëruar por është një këngë e interpretuar në një mënyrë krejtësisht ndryshe dhe kjo do jetë një surprizë për publikun”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Eco Higjiena

Ledina për vitin 2013 ka planifikuar të jetë më shumë aktive në skenë, duke realizuar edhe shumë këngë të tjera. Pas disa muajve ajo paralajmëron se do të lansoj në treg një këngë të cilën e quan si hit vere në gjuhën shqipe e cila do ta ketë edhe videoklipin.