Uji Dea

Vjen kërkesa: Kadri Veseli të shkarkohet, Kosova shkon në zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës pothuajse është futur në një ngërç të plotë, duke dështuar në mbajtjen pothuajse të shumicës së seancave parlamentare. E kjo legjislaturë po kritikohet ashpër nga analistët politikë për mos punën dhe keqpërdorimin e madh të buxhetit të Kosovës.

Analisti politik, Ragip Guraziu, deklaroi për “Kosova Sot Online” se kjo është shenjë e afrimit të fundit të mandatit të kësaj legjislature, ku sipas tij, Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Duke e pasur parasysh,se si ka dështuar në tërësi Kuvendi i Kosovës, ku vazhdon mos mbajtja e seancave parlamentare, dhe kjo i bie se përgjegjësi kryesor është Kadri Veseli, për degradimin e punës se Kuvendit, që po mendohet tani se duhet të shkarkohet Kadri Veseli nga posti i kreut të Kuvendit të Kosovës, që të shkohet edhe në zgjedhje të reja. Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, pas dështimeve të njëpasnjëshme që po vazhdojnë për mos mbajtjen e seancave parlamentare,dhe tani po mendohet ndryshe dhe përgjegjësia po aludohet tek krye parlamentari Kadri Veseli,që po mendohet shkuarja e zgjedhje dhe dorëheqja e tij nga posti i kryeparlamentarit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

HW

Sipas Guraziut zgjidhja e vetme tani është vetëshpërndarja, praktikë që e kemi pasur edhe në të kaluarën.

“Në këtë rast, kriza institucionale mund të zgjidhet vetëm nëse Parlamenti e shpërndanë vetveten. E kanë mandatin e verifikuar dhe me dy të tretat mund ta shpërndajnë, si dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte më mirë që të mbahen së bashku me zgjedhjet komunale”, u shpreh Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.