Uji Dea

Vjen alarmi: Ja pse askush nuk i beson drejtësisë kosovare

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sipas njohësve të kësaj fushe, është e rëndë gjendja kur shikohet se si po vazhdon të mbetet i kapur shteti i Kosovës, bashkë me sistemin e drejtësisë tërësisht nga politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale.

“Me një analizë të thjeshtë dalin në sipërfaqe qasjet e qytetarit ndaj gjyqësorit. Numri i kallëzimeve penale është në rënie e sipër, nuk ju besohet këtyre. Qytetari problemet e veta po i zgjidhe me metoda mesjetare, me Kanun, e pleqni dhe me ndërmjetësim. Askush nuk ju beson prokurorive dhe gjykatave”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

Edhe pse jemi në prag të 12 vjetorit të bërjes së Kosovës shtet i pavarur, ndërtimi i shtetit të së drejtës, sundimit efikas, të pavarur dhe profesional të ligjit e të pa ndikuar nga politika, mbetet një nga dështimet kyçe të shtetit të ri të Kosovës.

Sipas njohësve të kësaj fushe, është e rëndë gjendja kur shikohet se si po vazhdon të mbetet i kapur shteti i Kosovës, bashkë me sistemin e drejtësisë tërësisht nga politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale.

Këtë lloj pengu në drejtësi, politika e inkriminuar e sistemuar në sistemin e drejtësisë, po e ruan, sipas njohësve të kësaj fushe, duke e shndërruar drejtësinë sikur të ishte një degë e saj e varur partiake.

GRANDEMALL

Prandaj ata me të drejtë shtrojnë pyetjen se si munden qytetarët të raportojnë në hetuesi dhe prokurori për korrupsion dhe krim, kur publikisht është e ditur dhe dëshmuar që hetuesia, prokuroria dhe gjyqësori janë në shërbim të pushtetarëve të inkriminuar, dhe të gjitha rastet e paraqitura në hetuesi dhe prokurori do të mbyllen automatikisht, me urdhër të “mafiozëve” të politikës së inkriminuar.

Lidhur me këtë gjendje kaotike në sistemin e drejtësisë, për “Kosova Sot Online” ka folur njohësi i kësaj fushe, Hasan Preteni.

“Me një analizë të thjeshtë dalin në sipërfaqe qasjet e qytetarit ndaj gjyqësorit. Numri i kallëzimeve penale është në rënie e sipër, nuk ju besohet këtyre. Qytetari problemet e veta po i zgjidhe me metoda mesjetare, me Kanun, e pleqni dhe me ndërmjetësim. Askush nuk ju beson prokurorive dhe gjykatave”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Se sa shumë ka humbur besimi në drejtësinë e Kosovës të kapur e uzurpuar nga segmente të ndryshme kriminale, sipas Pretenit flet edhe trendi i periudhës kohore që shpenzohet për të zgjidhur lëndët e rasteve serioze.

”Mesatarja e zgjedhjeve të një lëndë është rreth 8 vjet, flasim për ato penale e ato civile me dekada. Drejtësia e vonuar është drejtësi e dështuar”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.