Mobi Casa

Vjen alarmi i rëndë: Kosova, një ‘bombë’ e kurdisur para shpërthimit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur kanë kaluar 20 vite që nga çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb, vendi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, ku kohëve të fundit shumë qytetarë kanë vendosur të ikin nga Kosova drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë. E sipas analistëve politikë, ngecja e Kosovës në zhvillimin e vendit për këto dy dekada dhe gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale, është një rrezik serioz e cila mund të çojë në shpërthimin e një revolte të pa kontrolluar qytetare dhe destabilizim të rrezikshëm për vendin.

Sipas analistit, Bislim Aliu, edhe pse kanë kaluar dy dekada të plota nga çlirimi, trandet janë tepër negative në të gjitha fushat, e kryesisht në zhvillim ekonomik dhe mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, dobësi kjo që po e rritë edhe shkallën e kriminalitetit në vend dhe mungesën e sundimit të ligjit.

Shpërthimi i një revolte qytetare, sipas Aliut mund të lë shumë pasoja për vendin.

“Pa dyshim Kosova për shkak të gjendjes katastrofale, është para një shpërthimi të një revolte popullore, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe skandaleve të njëpasnjëshme që po ndodhin vazhdimisht në Kosovë”, tha analisti Bislim Aliu për Kosova Sot Online”.

Eco Higjiena

Ai thotë se për ta evituar një situatë të tillë duhet të veprojnë institucionet e sundimit të ligjit ndaj të gjitha dukurive kriminale të cilat po krijojnë pa siguri dhe mosbesim qytetar në institucione, e sidomos aferat karakterit korruptim milionësh, sikur ishte edhe rasti i fajdeve që duket se po heshtet me shumë shpejtësi.

“Kur shihet se si po harrohet kjo aferë atëherë duhet të pyesim se çka mundë të presim nga këto institucione. Skandal mbi skandal mundë të deponohen, nëse ndodhë të harrohet përfundimisht edhe skandali i fajdeve nga drejtësia kosovare, ku nga përgjimet e publikuara, përmenden edhe politikanët e nivelit të lartë. Rastet e tilla mundë të nxisin një lëvizje proteste që mundë të eskalon në bombë serioze të karakterit politik edhe social”, tha Aliu për “Kosova Sot Online“.

“Vetë funksionimi më efikas i drejtësisë për të gjithë pa dallim, e sidomos kundër krimit e korrupsionit, mundë ta kthej besimin qytetar në institucione, por jo duke mbetur dosjet e krimit dhe hajnisë multi milionëshe nëpër sirtarët e prokurorive dhe gjykatave, e që kanë të bëjnë me zhvatjen e buxhetit nga oligarkët e lidhur me politikën”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Bislim Aliu.