ARKATANA

Vjedhjet nëpër fshatra shqetësojnë zyrtarët komunal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Anëtarët e Ekipit për Siguri në Bashkësi thonë se kanë pranuar nga qytetarët e kësaj komune disa shqetësime që kanë të bëjnë me sigurinë në veçanti të vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë muajit të fundit në fshatrat e ndryshme si në Ramjan, Pozheran etj.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt. Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është biseduar mbi gjendjen e sigurisë.

Anëtarët e këtij ekipi thonë se kanë pranuar nga qytetarët e kësaj komune disa shqetësime që kanë të bëjnë me sigurinë në veçanti të vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë muajit të fundit në fshatrat e ndryshme si në Ramjan, Pozheran etj.

Emri Emerllahu, Koordinator i EVSB-së në Viti, pasi që foli mbi këto vjedhje tha se megjithatë gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile.

FIDANISHTJA

Ai ndër falënderoj komunën e Vitisë dhe policinë e Kosovës që po bashkëpunojnë ngushtë me këtë ekip.

Emerllahu tha se investimet të cilat po i bënë kjo komunë në fushën e infrastrukturës po ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e përgjithshme pasi që me krijimin e trotuareve, rrugëve më të mira dhe ndriçimit publik po rritët siguria e qytetarëve vitias.

Gjatë këtij takimi ai ka njoftuar anëtarët e këtij ekipi edhe mbi punën e bërë, ku ndër tjerash përmendi edhe aktivitetet e zhvilluara për nder të javës për të drejtat e viktimave të krimit.

Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe mbi çështje të tjera të cilat lidhën drejtpërdrejtë me sigurinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.