Uji Dea

Vjedhjet në dhomat e dëshmive – paralajmërim i keq për drejtësinë e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Drizan Shala – Vjedhjet që kanë ndodh kohëve të fundit në Policin e Kosovës në një institucion që në të gjitha anketimet ka dal si institucion ma i besueshëm, brenda 12 viteve, me këto veprime inkriminuese të kualifikimit të veprave të rënda penale ngadalë ka filluar që t`i bie besueshmëria te qytetarët.

Sipas shumë eksperteve dhe analistëve që kanë dhanë mendimet dhe versionet të tyre, unë mendojë se vjedhjet në drejtorin e përgjithshme të PK-së nuk kanë ndodhur ”rastësisht ” por kanë qenë vjedhje të cilat në shikim të parë e kanë pas si obligim të duken si ’’Skenë e krimit’’ por në aspektin dytësor e ka plotësuar misionin e nëntokës.

Sepse sipas analizave profesionale vjedhja nuk ka ndodh brenda një nate apo një aksioni, por kanë qenë aksione të njëpasnjëshme sepse ashtu është menduar që në evidencën e tyre mos të shfaqet parregullsi dhe mbasi është krye misioni i nëntokës është inskenuar vjedhja sensacionale e cila ka rezultuar vetëm me bum mediatik, sepse në aspektin tjetër hetimor asgjë konkrete nuk është bërë .

Nëse shkoni dhe e vizitoni tani drejtorin e Përgjithshme të PK-së mundeni me pa që është punuar në atë drejtim të sigurimit të hyrjeve dhe daljeve me kamera të ndryshme deri te ato të cilat për shikim të parë janë të padukshme.

Por lind pyetja pse këto instalime nuk janë bërë para vjedhjes në dhomën e dëshmive, sepse nëse flasim për atë natë aty thuhet që ka pas defekte në sistemin e kamerave ,por çdo kush prej neve që merremi me sistemin e sigurisë e dimë që kamerat edhe në rast që nuk kanë energji elektrike ato punojnë me një bateri të instaluar që ka kapacitet deri në 6 orë).

Vjedhja e’’ dhomës së dëshmisë’’e cila gjendet në katin ma të naltë të ndërtesës dhe për të shkuar deri te ajo zyrë, se paku duhet të kalosh 4 roje të sigurimit, ma interesante është se ” dosjet sekrete ” të cilat me vite të tera janë grumbulluar konsiderohen si të zhdukura e ma mirë është që pikërisht në ato ” dosje sekrete ” le t`i fillon hetimet organet përgjegjëse e jo në kërkim të arit apo bankënotave sepse ato kanë qenë si kamuflazh për t’i orientuar hetimet në drejtimet e gabuar.

Uji Dea

Në sistemin Policor të Kosovës kemi njerëz të cilët kanë filluar ta keqpërdorin pozitën e tyre në stil të ’” Alphonse Gabriel apo qysh e njeh e tërë bota si “All Capone’’ ku përmes shantazhit, korrupsionit, kanë krijuar një sistem brenda sistemit të PK-se që për të mbajtur në funksion ketë organogram të se keqes .” i shfrytëzojnë për mrekulli pozitat zyrtare policore.

Për ta pasur një Polici bashkëkohore demokratike në funksion të ruajtjes së rendit dhe qetësisë si dhe ruajtjen e pronës duhet që të riformatizohet i tërë ky sistem jo funksional e’’ amator’’ e kjo do të bëhej në këto forma :

Të rifillohet me rigradimet përsëri ( d.m.th të gjitha gradat e fituara deri sot të rikonfigurohen nga një bord ekspertësh .

Të formohet një komision i veçantë dhe të vlerësoi suksesin apo mos suksesin e çdo pjesëtarit të PK-së.
Të largohen pjesëtarët e PK-së të cilët kanë bazë në dyshimet për involvimet e tyre në pjesën e sistemit të përgjithshëm politik ( ku raportimet për punën e kryer nuk e bien në mënyrë hierarkike të institucionit ,por të preferencës politike ), apo janë lidhura me grupet kriminale.

Shpresoj dhe mbetet të shihet në një kohë të ardhshme drejtori i PK-se të fillon të merret më këtë çështje sepse ka ardhur koha që njerëzit e duhur të hynë në vend të duhur, jo qysh ka qenë deri më sot.

(Drizan Shala është Kriminalistë i Diplomuar dhe Njohës i sigurisë dhe Inteligjencës)