FIDANISHTJA

Vjedhja milionëshe në Hotelin e Barcelonës nga banda kosovare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të jep përshtypjen e një skenari të një filmi aksion – një bandë kriminele shqiptare e dhënë pas kazinove kryen një plaçkitje guximtare ndaj të birit të pasur të presidentit kontrovers nga Lindja e Mesme, në një nga hotelet më luksoze të botës.

Por, ky rrëfim nuk është fiktiv, në fakt është rast që aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Katër shqiptarë të Kosovës akuzohen për vjedhjen e stolive dhe mallrave luksoze në vlerë prej gati 2 milionë eurosh në dhomën e hotelit me pesë yje në Barcelonë të një gjenerali, birit të Presidentit kurd irakian Massoud Barzani.

Hotel Arts, që vizitohet nga personalitete botërore si Mick Jagger, Eric Clapton dhe Cindy Crawford, është votuar si një nga vendet më të preferuara në botë për të takuar yje.

ARKATANA

Por më 20 korrik 2009, mrekullia arkitektonike e xhamit dhe çelikut, e cila është pjesë e zinxhirit Ritz-Carlton, ishte nikoqire e një grumbulli të çuditshëm të vizitorëve: katër hajdutë shqiptarë të Kosovës që kishin shënjetstruar birin e Presidentit të Kurdistanit, Gjeneralin Mansour Barzani, Kreun e Forcave Speciale të Kurdistanit, zbulon Gazeta Jeta në Kosovë.

Haki Januzi dhe Artan Xhaferi-Jelliqi akuzohen se kanë hyrë me forcë në dhomë të hotelit duke ikur me byzylykë, unaza, vathë, qafore dhe telefona të shtrenjtë mobilë, të gjitha në vlerë prej 1.3 milionë dhe 1.9 milionë euro, ndërsa Sami Makolli dhe Shemesdin Benarba bënë roje në korridor dhe hutuan vëmendjen e stafit të recepcionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.