ARKATANA

Vizita historike, Kurti si kryeministër nderon Rugovën te varri në Velani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti që në homazhe ishte i shoqëruar nga krye parlamentarja Vjosa Osmani tha para mediave se e vlerëson angazhimin politik për liri dhe pavarësi të ish-presidentit.

HW

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, ka deklaruar Kurti.

Kjo është hera e parë që Albin Kurti ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.