GRANDEMALL

Vizita e shefit të CIA-s, Ibishi: Lidhet me aspektin e sigurisë, Vuçiqi s’e tha të vërtetën se ç’u bisedua në takim

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se ardhja e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë të premten e kaluar lidhet me aspektin e sigurisë, si dhe tregon “brishtësinë” e situatës në Ballkan.

Ibishi ka deklaruar se ardhja e tij në Ballkanin Perëndimor gjithashtu tregon se situata nuk është shumë stabile, ngase çdoherë situata mund të eskalojë.

“Vetë vizita e zotëri William lidhet me aspektin e sigurisë, të raportit të inteligjencës amerikane për sigurinë globale por edhe rajonale, që lidhet direkt me Ballkanin Perëndimor edhe me Kosovës. Situata për kundër që për momentin është e qetë dhe stabile çdoherë ka tendencë që mund të bëhet ndonjë konflikt ngase çdoherë Ballkani është i tillë. Sikur fuqi baroti mjafton diku të iniciohet por jo me fajin e kosovarëve, por më tepër është situata me elementin pro-rus dhe pro-serb. Mendoj që në takimin e fundit që u zhvilluar edhe me liderët politikë, edhe me funksional të inteligjencës në Bosnjë Hercegovinë në Sarajevë duke përjashtuar ata që janë persona non-grada nga thesari amerikan i shtetit ndër ta është edhe kryetari i entitetit të Republika Srpska, Dodiku. U mbajt mandej edhe në Serbi por edhe në Kosovë me liderët tanë dhe me shefin e inteligjencës, tregon brishtësinë e situatës ngase çdoherë situata mund të eskalojë përkundër që është e qetë edhe stabile”, ka thënë Ibishi për Ekonominë Online.

Ai potencoi se nga takimet që janë mbajtur në Sarajevë e Beograd, janë përmendur edhe përpjekjet e shtetit serb për shkëputjen Republika Sërpska dhe veriun e Kosovës.

UBT

“Këtu janë shumë faktorë derteminues, pra është Serbia e cila me ideologjinë e botës serbe është në funksion të krijimit të hegjemonie të gjerë duke përfshirë edhe shkëputjen e Republika Sërpska dhe bashkëngjitjen me Serbinë, mandej edhe veriun e Kosovës, çdoherë në tendencë për ta shkëputur dhe janë duke destabilizuar me sistemin e luftës hibride duke infiltruar forcat terroriste që akoma janë në gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë por edhe me tensionet politike që po ngritët me rastin e hapjes së urës së Ibrit. Gjithsesi për secilin prej këtyre liderëve dhe shefave inteligjencës në tri shtetet e rajonit të Ballkanit që janë më të tensionuar të vijnë urdhëresat e prera, sa i përket aspektin të integritetit territorial dhe mos marrjen e vendimeve të njëanshme është masë e prerë dhe kjo do të jetë. Edhe vetë reagimet e tyre që është zhvilluar pa agjendë pa ndonjë sistem të paralajmërimit të takimeve tregon se situata është serioze”, tha Ibishi.

Sipas tij, në takimin e shefit të CIA-s me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit nuk ka treguar të vërtetën se çfarë ka biseduar në takim.

“Vetë deklaratat e më vonshme ose të liderëve edhe shteteve në Ballkan tregojnë se menjëherë janë tërhequr nga ato tendencat sikur që janë obsesionuar për Republikën Sërbska. Presidenti i Serbisë menjëherë pas atij takimi nuk e thotë të vërtetën se kanë biseduar për çështjet e zhvillimin ekonomik por ka pasur të bëjë me vizitën e shefit të CIA-së në Ballkan. Mendoj që është pozitive nga vetë vlerësimi vjetor për sigurinë globale dhe rajonale. Kjo është një paralajmërim i hershëm që paraprirë që mund të ndodhin një eskalim të prishjes të ambientit të sigurisë apo mundësia e përhapjes së konfliktit të Ballkanit Perëndimor me tendenca ruse apo të tjera që po kanë ndikim si situatë të brishtë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndryshe të premten e kaluar shefi i CIA-s, William Burns, erdhi në rajon për ta vizituar Sarajevën, më pas në Beograd, ndërsa në Prishtinë qëndroi dy ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.