HW

Vizita e kongresmenëve, cilat janë pritjet e preshevarëve?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për ardhjen e tyre ishin bërë përgatitje. Për dy kongresmenët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam preshevarët patën një varg ankesash.

Nga pasivizimi i adresave, mospërfshirjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione, e deri tek bllokimi prej bankave serbe të fondeve që iu vijnë nga Kosova.
Gjithë këto probleme me të cilat ballafaqohen në përditshmëri, amerikanët i panë nga afër.

Rrjedhimisht, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpresë se çështjet e ngritura nga ta do të adresohen, bashkë me rezolutën e dhjetorit të vitit të kaluar.

“Mendoj se projekt rezoluta duhet të vazhdojë, duhet të ecë përpara. Projekt rezoluta është në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sepse lirisht mund të them se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë banorët më të diskriminuar në Ballkan. Dhe kjo gjë është parë nga afër edhe nga ata. Dhe kjo çështje është çështje e kryer. Kështu që, besoj se kongresmenët do ta ngrisin çështjen e shqiptarëve më të larta”, thotë Enkel Rexhepi – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Hidromorava

Përmes një rezolute, kongresmeni Self kishte kërkuar nga Senati Amerikan i Shtetit që të përgatis një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, në veçanti për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Prandaj, preshevarët kanë shpresë se vizita e dy kongresmenëve, do të sjellë edhe kushte më të mira jetese për banorët lokal.

“Përderisa është marrë vëmendje kaq e madhe, përderisa ata ishin personalisht në vizitë në Preshevë, patjetër që presim. Nuk e dijmë se cilët do të jenë mekanizmat e ardhshëm që ata do t’i përdorin kundrejt shtetit të Serbisë, në fokus të të drejtave të minoriteteve, sidomos në fokus të shqiptarëve. Por, ne presim. Presim që të ketë lëvizje, që të ketë edhe vëmendje më të madhe, presim që të involvohen edhe akterë të tjerë politikë, sidomos shteti i Shqipërië, e gjithashtu edhe një rol më të madh të shtetit të Kosovës”, thotw Jasemine Kamber- nga Organizata LIVRIT
Përveç Luginës së Preshevës, dy kongresmenët vizituan edhe Kosovën.

Në Ferizaj vizituan kampin Bondsteel, e në Prishtinë takuan krerët institucional./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.