Vizë për të hyrë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar regjimin e vizave për 86 shtete. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarë nga 86 shtete të botës nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës pa vizë të lëshuara nga autoritetet kosovare.

Në mesin e shteteve ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave ka shtetet që përbejnë kërcenim për sigurinë e brendshme të Kosovës dhe paqes ndërkombëtare, në përgjithësi.

Zëvendësministri i punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, tha për KosovaTimes se ky vendim hyn në fuqi më 1 janar, 2013.

“Regjimi i vizave hynë në fuqi nga 1 janari 2013. Deri atëherë ne do të hartojmë legjislacionin e nevojshëm, do të rrisim numrin e stafit konsullor në konsullatat e Kosovës, por edhe do të bëjmë marrëveshje me vendet mike të Kosovës që disa ambasada të tyre të mund të lëshojnë viza në emër të Kosovës”, tha Gashi.

Përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës; kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë; si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS