KKVITI

Vitiasi Dion Aliu merr Mirënjohje Nderi nga Olimpiada e 63-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2022

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në kuadër të Olimpiadës së 63-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2022, që u mbajt në Oslo të Norvegjisë, ekipi i Kosovës ka fituar katër Mirënjohje Nderi, ku nga këta katër nxënës me më së shumti pikë (16), u vlerësua i riu vitias Dion Aliu.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka përgëzuar nxënësin Dion Aliu, për këtë sukses kaq të madh që e ka arritur në këtë olimpiadë.
“Është nderë dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua si kryetarë dhe për të gjithë qytetarët e Vitisë, të kem të rinjë kaq të talentuar, si nxënësi Dion Aliu, që me punën e tij ka përfaqësuar jo vetëm komunën e Vitisë, por shtetin e Kosovës, në këtë garë me renome ndërkombëtare, siç është Olimpiada Matematike Ndërkombëtare. Andaj në emër timin dhe të gjithë qytetarëve e uroj Dionin për suksesin e arritur, dhe e inkurajoj që të na përfaqësoj edhe më denjësisht në garat e ardhshme”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Edhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e ka përgëzuar Ekipin e Kosovës për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë. Përndryshe në këtë olimpiadë, mirënjohje kanë fituar nxënësit: Dion Aliu (16 pikë), Viol Guda (12 pikë), Lum Jerliu (9 pikë) dhe Yllkë Jashari (8 pikë).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.