Fundamenti

Vitia me aksion për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, në kuadër të ditëve të ambientit, dje kanë zhvilluar një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran, te vendi i quajtur “Drejat”.

Me këtë rast Visar Demiri, drejtor i DSHPE-së në Viti, potencoi se punët për largimin e deponive ilegale dhe pastrimin e mjedisit do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim edhe nëpër lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.

Mobi Casa

Ai shtoj se në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e Inspeksionit, Adnan Imeri u zhvillua ky aksion dhe shtoj se në këtë zonë do të vendosen shenjat që ndalon hedhjen e mbeturinave si dhe do të vendosen kamera për mbikëqyrje.

Drejtorët Demiri dhe Imeri i ftuan qytetarët të kujdesën për një mjedis sa më të pastër./rajonipress/