Eko Higjiena

Vitia zgjerojnë ndriçimin publik, funksionalizohet ndriçimi në disa zona të qytetit dhe fshatrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë po vazhdon investimet dhe ndërhyrjet në funksionalizimin e rrjetit të ndriçimit publik në qytet dhe në zonat rurale. Sipas njoftimit të drejtorit për Shërbime Publike dhe Emergjenca, Arton Musliu, ndriçimi publik tashmë është funksional në disa prej rrugëve dhe lagjeve të komunës.

Në qytetin e Vitisë është funksionalizuar ndriçimi në sheshin “Micheline Calmy-Rey”, ndërsa ndërhyrje janë bërë edhe në rrugën kryesore në hyrje të qytetit, nga “Muhamet Muharremi” deri te rruga “Tirana”, si dhe në aksin kryesor në dalje të Vitisë në drejtim të fshatit Drobesh.

Punimet për ndriçimin publik kanë përfshirë gjithashtu lagjen Hajdini-Sylejmani në Sadovinë të Jerlive dhe lagjen Zuka në Pozhoran, ku ndriçimi tashmë është funksional.

Eco Higjiena

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca ka bërë të ditur se procesi i rregullimit dhe funksionalizimit të ndriçimit publik do të vijojë edhe në zona të tjera të komunës, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të lëvizjes për qytetarët gjatë orëve të mbrëmjes.

Drejtori Arton Musliu ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të numrit të madh të kërkesave, duke theksuar se të gjitha kërkesat do të adresohen në vazhdimësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.