UBT

Vitia vazhdon implementimin e marrëveshjes me komunën e Kllokotit, e cila tani e tutje hynë nën menaxhimin e mbeturinave nga “Eco – Higjiena”|

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, më 23 shkurt të vitit të kaluar, e që kishte për qëllim bashkëpunimin ndëretnik, si dhe atë për bashkëpunim ne interes të qytetarëve të të dyja komunave, ku i pranishëm ishte edhe Jӧrn Rohde, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, sot u mbajt një takim në vazhdën e kësaj marrëveshje ku u diskutua për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Kllokotit.

Senad Rama, kryeshef ekzekutiv i Kompanisë ”Eco Higjiena”, si dhe Haxhi Qerimi udhëheqës i Njësisë së kësaj kompanie në Viti, u pritën nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të komunës së Kllokotit, me që rast u diskutua për modalitetet dhe hartimin e marrëveshjes mes komunës së Kllokotit dhe Kompanisë “Eco – Higjiena”.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë “Eco Higjiena” Senad Rama, tha se komuna e Kllokotit ka qenë deri më tani jashtë menaxhimit të mbeturinave nga kjo kompani.

Uji Dea

Ai theksoi se janë të interesuar të kenë një bashkëpunim me komunën e Kllokotit, ndërkohë që vlerësoi lartë bashkëpunimin me komunën e Vitisë të cilën edhe e quajti si liderë sa i përket bashkëpunimit.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehi gatishmërinë për të mbështetur në të gjitha format komunën e Kllokotit, sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe tha se jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo përkrahje që u nevojitet në këtë aspekt, duke përmendur se në vazhdimësi kanë ndihmuar këtë komunë në shumë sfera.

Përfaqësuesit e komunës së Kllokotit, u shprehën falënderues Institucioneve komunale të Vitisë për përkrahjen e vazhdueshme që po u japin atyre në shumë fusha, ndërkohë që mirëpritën iniciativën për menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.