Vitia vazhdon bashkëpunimin me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, pritet realizimi i disa projekteve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), do të vazhdojnë bashkëpunimin për inicimin e projekteve për masat e efiçiencës së energjisë, ku përfituese do të jenë shkollat në fshatin Sllatinë e Epërme, Buzovik, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë dhe Qendra për Punë Sociale në Viti.

Me këtë rast sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga Xhelal Musa, Zyrtar i Efiçencës së Energjisë në Viti, kanë pritur sot në takim përfaqësues të FKEE-së, ku edhe është nënshkruar nga ai një dokument në këtë fushë.

Uji Dea

Përndryshe në këto objekte fillimisht pritet të bëhen procedurat fillestare si auditimi, dizajnimi dhe përshkrimi i punimeve ku ndër tjerash pritet të parashihen të bëhet renovimi i kulmeve, fasadave, dritareve, ngrohjeve qendrore, ndriçimit, etj./rajonipress/