Fundamenti

Vitia shpallë më të dalluarit në sferën e kulturës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një solemnitet të organizuar nga Drejtoria Për Kulturë në Viti, janë shpallur më të mirët për vitin 2012 në lëmin e kulturës. Artisti më i mirë u shpallë Patriot Osmani valltar i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Grupi më i suksesshëm Teatri i Qytetit, kurse në lëmin e informimit, gazetari më i mirë i kulturës u shpallë gazetari i Radio Kosovës dhe zyrtar për informim në KK Viti Agron Abazi.

Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, me rastin e përfundimit të fund vitit, ka përmbyllur aktivitetet me shpalljen e më të mirëve në lëmin e kulturës.

Në një solemnitet ku ishin të pranishëm artistë, këngëtar, shkrimtar e krijues, si dhe dashamirë të artit e kulturës, drejtori i Kulturës në Viti Visar Demiri ka përmendur aktivitetet e zhvilluara dhe punën e kësaj drejtorie gjatë vitit që po e lëmë pas. “Gjatë këtij viti kemi pasur një varg aktivitetesh kulturore, ndër të cilat duhet veçuar manifestimin Flakadani Karadakut. Ansamblet dhe Shoqëritë Kulturore Artistike, klubet artistike, ato teatrale etj, përkundër sfidave kanë treguar rezultate të lakmueshme si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Andaj, ju premtoj se në të ardhmen do të angazhohemi për një mbështetje edhe më të madhe”, tha Demiri.

ARKATANA

Përzgjedhja e Grupit më të mirë, artistit më të suksesshëm dhe gazetarit më të dalluar për vitin 2012, janë bërë nga një komision vlerësues. Çmimi i grupit më të mirë i’u dha “Teatrit të Qytetit”, artisti më i suksesshëm u shpallë Patriot Osmani nga Ansambli “Kemajl Azizi”, kurse çmimi i gazetarit më të mirë Agron Abazi nga Radio Kosova dhe zyrtar për informim në Kuvendin Komunal.

Me mirënjohje janë nderuar krijues ,artistë, dhe ata që kanë qenë të angazhuar dhe anë ndihmuar zhvillimin e aktiviteteve kulturore në komunën e Vitisë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.