Eko Higjiena

Vitia shënon Ditën e Tokës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Me rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, komuna e Vitisë e ka shënuar këtë ditë me disa aktivitete, me të cilat u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena, Njësisë së zjarrfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellur lule në parkun e qytetit, në sheshin “Calmy Rey” dhe në disa pjesë të qytetit në Viti.

Haliti shprehu përkushtimin e qeverisë lokale për ambient të shëndoshë, por kërkoi nga të gjithë përkushtim, vetëdijesim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm e me ajër të pastër.

FITORJA

Ndërkaq Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit njoftoj të pranishmit me aktivitetet mjedisore që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Sipas planit operativ të kësaj drejtorie pritet të bëhet pastrimi i hapësirave publike në qytet si sheshe, parqe, rrugë, para institucioneve publike si shkolla e tjerë. Këtij aksioni ju janë bashkangjitur përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Viti.

Përndryshe Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.