RCCOLA

Vitia shënon ditën e çlirimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike është shënuar 14 qershori, dita e çlirimit të Vitisë, me këtë rast është mbajtur edhe një seancë solemne ku është folur për sakrificën e popullit shqiptar në çlirimin e këtij vendi nga okupatori i atëhershme serb.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi gjatë seancës solemne e cila është mbajtur për nder të ditës së çlirimit tha se kjo datë është ndër ditët më të rëndësishme në Viti pasi trupat e UÇK-së marshuan në qytetin e Vitisë për të simbolizuar çlirimin e territoreve të kësaj Komune.

Ai tha se prej asaj dite kjo komunë ka arritur progres të shënuar në të gjitha fushat e jetës dhe atë sipas tij për kundër vështirësive dhe pengesave që mund të ketë pasur gjatë këtij rrugëtimi. “Ndërtimi i vendit i dalë nga lufta kërkonte përkushtim ,por me mobilizimin e të gjithëve ky ndërtim filloj ta marrë rrugën e duhur. Pjesë e këtyre përpjekjeve ishin edhe janë të gjithë qytetarët e Komunës sonë ashtu siç jeni edhe ju këshilltarë të nderuar “ u shpreh Arifi.

Hidromorava

Ndërsa zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Enver Ukshini tha se ishim me fat se si gjeneratë 13 vjet më përpara përjetuam kufirin në mes të keqes dhe fatit tonë të nëpërkëmbur ndër shekuj për të dal si popull triumfues. “Qëndresa jonë si popull, kërkesa jonë e drejtë historike para 13 vite u legjitimua ndërkombëtarisht për të zënë vend përjetësisht në muzetë e arritjeve të vlerave të mëdha në botë” u shpreh Ukshini.

Ndërsa Milaim Abazi nga OVL-UÇK tha se duhet të jemi mirënjohës atyre që luftuan dhe nuk janë më në mesin tonë, pra dëshmorëve të kombit, por edhe veprimtarëve dhe veteranëve të luftës. Ai mandej kërkoj që Institucionet Qendrore dhe Lokale të bëjnë më shumë për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Pas kësaj seance është mbajtur edhe manifestimi qendror ku para të pranishmit është shfaqur një program Kulturor dhe Artistik, po ashtu është hapur edhe një ekspozitë nga shoqata e artistëve të rijnë vitias ku janë ekspozuar punimet e ndryshme artistike të cilat simbolizonin sakrificën dhe rrugëtimin e këtij populli në çlirimin e vendit./rajonipress/