UBT

Vitia shënon Ditën Botërore të Sindromës Down me mesazhe për përfshirje dhe barazi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë ka shënuar Ditën Botërore të Sindromes Down përmes një aktiviteti simbolik të organizuar me nxënësit e shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për pranueshmëri, respekt dhe gjithë përfshirje.

Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), si dhe menaxhmentit dhe stafit arsimor të shkollës.

Në këtë kuadër, drejtoresha e QKMF-së, dr. Vjollca Kadolli Halili dhe drejtoresha e DKA-së, Arta Ajeti, zhvilluan diskutime me mësimdhënësit dhe stafin mbështetës lidhur me sfidat me të cilat përballen fëmijët me sindromën Down dhe procesi i tyre arsimor.

ARKATANA

Gjatë aktivitetit, theks i veçantë iu kushtua nevojave dhe kërkesave të këtyre fëmijëve, ndërsa institucionet komunale riafirmuan përkushtimin për mbështetje të vazhdueshme dhe krijimin e kushteve të barabarta në arsim. “Le të jemi ne arsyeja që ata të ndihen të pranuar, të vlerësuar dhe të barabartë”, ishte mesazhi i përbashkët i pjesëmarrësve.

Dita Botërore e Sindromës Down shënohet çdo vit më 21 mars, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2011, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e të drejtave të personave me këtë sindromë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.