Uji Dea

Vitia shembull i mirë i bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Nën organizimin e Komunës sē Vitisë, sot në Viti është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temën: “Vitia shembull i mirë i bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare”. Në këtë tryezë kanë marrë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të komunitetit mysliman, të krishterë dhe ortodoks si dhe shumë qytetarë të cilët ishin pjesë e këtij takimi përmes pyetjeve të tyre.

Në hapje të këtij takimi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash shtoj se për kundër dallimeve fetare dhe etnike ata janë ulur bashkë për të promovuar vlerën e bashkëjetesës në këtë komunë. “Fakti që sot jemi mbledhur të gjithë në një tryezë të përbashkët për kundër dallimeve fetare e etnike është dëshmi se në këtë komunë në harmoni të plotë bashkëjetojnë komunitet me dallime dhe pikëpamje të ndryshme por gjithnjë duke respektuar të drejtën njëri tjetrit. Kjo bashkëjetesë vërehet dukshëm te respekti që jo vetëm klerikët fetar i bëjnë njëri tjetrit përmes urimeve që përcjellin në festat e religjioneve të ndryshme por edhe të vizitat pa paragjykime që bëjnë besimtarët e komuniteteve të ndryshme në objektet fetare. Nuk duhet harruar që të gjitha format e bashkëjetesës ndërfetare tek qytetarët në përgjithësi në Komunën e Vitisë, kanë mbijetuar dhe mund të thuhet edhe kanë lulëzuar gjatë shekujve. Përderisa një pjesë e botës po përballët me rreziqet që vijnë si pasojë e ekstremizmit të dhunshëm, por edhe radikalizmit që mund të shpie në terrorizëm tek ne vazhdon të mbijetoj toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellët”, u shpreh kryetari Haliti.

ARKATANA

Kurse me nga një ligjëratë 10 minuteshe të pranishmit ju janë drejtuar edhe Ilmi Rexhepi nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mikel Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës si dhe Zvonko Kostiç nga Kisha Ortodokse Serbe në Viti. Kurse në fund të këtij takimi prijësit fetar ju janë përgjigjur pyetjeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.