Eko Higjiena

Vitia rrënon me dhjetëra objekte ilegale për t’i lëshuar vend objektit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar sot dhjetëra objekte në qytetin e Vitisë, të cilët gjendeshin në pronën komunale, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objekti të ri të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se pse kjo komunë ka vendosur të rrënoj këto objekte. “Rrënimi i këtyre objekteve është bërë me qëllim të lirimit të hapësirës për objektin e Zjarrfikësve që po ndërtohet këtu në Viti. Me këtë do të lehtësohet hyrja dhe dalja e të automjeteve të Zjarrfikësve me qëllim që ata të kryejnë punën e tyre pa penguar në interes të gjithë qytetarëve tanë”, u shpreh Ahmeti.

ARKATANA

Ai tha se kjo drejtori paraprakisht i ka njoftuar të gjithë ata të cilët kanë shfrytëzuar këto objekti që të lirojnë hapësirën komunale.

Drejtori Ahmeti tha se kjo qeverisje ka bërë lirimin e shumë pjesëve të hapësirave publike duke potencuar se ata do të vazhdojnë me lirimin e hapësirave publike me qëllim që ato të shfrytëzohen nga gjithë qytetarët dhe jo vetëm nga individët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.