UBT

Vitia promovon Qendrën Këshilluese Informative Bujqësore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Drejtorin e Departamentit për Shërbime Këshilluese dhe Teknike, Hysni Thaçi si dhe shefin e Shërbimeve Këshilluese në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shban Dreshaj.

Pas këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe Fadile Demelizi, këshilltare për bujqësi në Viti ata së bashku kanë vizituar këtë drejtori ku edhe është bërë promovimi i mjeteve përcjellëse që janë pranuar ditë më parë e të cilat kanë për qëllim funksionalizimin e kësaj qendre e cila do të jetë në shërbim të fermerëve vitias.

Eco Higjiena

Kjo qendër pritet të funksionalizohet në ditët në vijim në objektin e Drejtorisë së Bujqësisë./rajonipress/