HW

Vitia po shënon Ditën e Tokës me aktivitete të shumta

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Me aktivitete të shumta mjedisore sot në Viti po shënohet Dita e Tokës. Aktivitetet kanë nisur në qendër të qytetit të Vitisë, ku pjesëmarrësit, në krye me kryetarin e komunës, Sokol Haliti, kanë zhvilluar aksion për pastrimin e hapësirave publike dhe mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativ në zona të ndryshme.

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë nxënës dhe mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme, përfaqësues të Policisë së Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it, stafi shëndetësor, Kompania “Ecohigjena”, kompania për mirëmbajtjen e hapësirave publike, përfaqësues të komuniteteve fetare myslimane dhe katolike, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarë të tjerë.

Me këtë rast, Haliti theksoi se gjatë këtij muaji, pas vendimit të tij për ta shpallur vitin 2026 si vit të mbrojtjes së mjedisit, janë realizuar aksione të shumta në pothuajse të gjitha lokalitetet e komunës.

UBT

Ai foli për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe për përkushtimin institucional në këtë drejtim, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për një mjedis më të pastër.

Gjithashtu i pari i Vitisë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë larguar edhe deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa Komuna e Vitisë po vazhdon punën në parandalimin e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe vetëdijesimin e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.