HW

Vitia po shënon Ditën Botërore të Shëndetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, në Komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete informuese dhe shërbime falas për qytetarët kalimtarë të rastit, me qëllim të promovimit të kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.

Me këtë rast, një ekip i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Viti, ka qëndruar në sheshin e qytetit, ku qytetarëve u është ofruar matja falas e nivelit të sheqerit në gjak dhe tensionit arterial. Po ashtu, janë shpërndarë fletushka me këshilla shëndetësore dhe informacione të dobishme lidhur me mënyrën e jetesës së shëndetshme.

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët janë njoftuar edhe për shërbimet që ofrohen në QKMF në Viti, si dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore.

Ekipin shëndetësor e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu, të cilët përgëzuan stafin për angazhimin dhe kontributin në shërbim të qytetarëve.

HW

Me këtë rast, drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli Halili, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla. “Shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit është një mundësi e mirë për të afruar shërbimet shëndetësore më pranë qytetarëve dhe për të rritur vetëdijesimin për kujdesin ndaj shëndetit.

Përmes aktiviteteve të tilla, ne synojmë të informojmë qytetarët mbi rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve, kontrollave të rregullta dhe adoptimit të një stili jetese të shëndetshëm.”, u shpreh znj. Kadolli-Halili.

Përndryshe një aktivitet i tillë është mbajtur po ashtu sot në Pozheran./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.