Hidromorava

Vitia pjesë e projektit “Kontrata Sociale”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë është pjesë e projektit të USAID-it “Kontrata Sociale” dhe për këtë arsye zyrtarët komunal dhe drejtorët nga kjo komunë, në krye me kryetarin e saj, Sokol Haliti po marrin pjesë në një punëtori konsultative.

Qëllimi i kësaj punëtorie është për të identifikuar objektivat për pjesëmarrje publike dhe avancuar qasjen e institucioneve publike, në raport me pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal.

Me këtë rast në ditën e dytë të punëtorisë Haliti, mbajti një fjalë rasti, ku ndër tjerash foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. “Jam i lumtur që sot po marr pjesë në këtë punëtori pasi që pjesëmarrja e qytetarëve është e rëndësishme në proceset demokratike. Shprehi përkushtimin tim që të rrisim edhe më shumë rolin qytetarëve në vendimmarrja”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Ai shtoj se qeverisja e tij është e përkushtuar për demokraci lokale dhe gjithëpërfshirëse.

I pari i komunës së Vitisë gjithashtu theksoj se pret që bashkëpunim të finalizohet dhe të krijohet bashkëpunim i përhershëm mes qytetarëve dhe institucioneve komunale.

Ai falënderoj edhe qeverinë dhe popullit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Vitinë dhe Kosovën. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe drejtor komunal./rajonipress/