Uji Dea

Vitia përmbyll dëgjimet buxhetore për vitin 2027

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2027, me debatin e fundit të zhvilluar me qytetarët e Vitisë. Në këtë takim, qytetarët patën mundësi të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe prioritetet e tyre për investimet që synohet të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, në këtë takim pjesëmarrja e qytetarëve nuk ishte e kënaqshme. Organizatorët e kanë vlerësuar këtë si shqetësim, duke pasur parasysh rëndësinë që kanë dëgjimet publike në përcaktimin e projekteve dhe prioriteteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Nga diskutimet e zhvilluara dolën disa kërkesa konkrete. Qytetarët kërkuan asfaltimin e dy rrugicave në rrugën “Ylvi Demiri”, ndërsa një kërkesë tjetër ishte hapja dhe rregullimi i një rruge qarkore, e cila do të mundësonte shmangien e kolonave dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet.

ARKATANA

Në takim u kërkua gjithashtu që të punohet më shumë në rritjen e sigurisë në shkolla, ndërsa një tjetër kërkesë ishte ndërtimi i një rruge bujqësore në fshatin Smirë.

Me këtë takim është përmbyllur cikli i dëgjimeve buxhetore të Komunës së Vitisë për vitin 2027, gjatë të cilit qytetarët, grupet e ndryshme të interesit dhe komunitetet kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesat e tyre për planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.