Uji Dea

Vitia përmbyll ciklin e parë të dëgjimeve publike për buxhetin komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Debati me personat me nevoja të veçanta, ka përmbyllur edhe ciklin e parë të dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal, me që rast gjatë këtij muaji janë zhvilluar 24 takime nëpër fshatra dhe kategori të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe pensionistët, grupet e grave, fermerët, OJQ-të, udhëheqësit e shkollave etj.

Në debatin e sotëm dhe të fundit publik, me personat me nevoja të veçanta, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, foli për rëndësinë e buxhetit, si dhe kalimin nëpër procedura, shqyrtimi e deri tek miratimi. Pasi ka përmendur angazhimet e Institucioneve komunale për të përkrahur këtë kategori, ka thënë se rol të rëndësishëm luajnë edhe takimet me qytetarë, ku nga dora e parë njihen me problemet dhe nevojat që kanë ata.

Ndërsa drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, ka theksuar se komuna e Vitisë do të ketë një buxhet prej 10 milion e 19 mijë euro , prej të cilave 89 % janë grande qeveritare dhe 11% të hyra vetanake .

United Hospital

Personat me nevoja të veçanta, para Institucioneve komunale kanë parashtruar disa kërkesa të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës së tyre. Sipas tyre, si kërkesë kryesore është funksionalizimi i Zyrës së Hendikosit, rritja e fondeve për organizatat që punojnë në terren me personat me nevoja të veçanta, rritja e fondeve për trajnime, dhënia në shfrytëzim e parkingut në qytetin e Vitisë për shoqatat me nevoja të veçanta, si dhe themelimi i degëve të shoqatave të cilat merren me këtë kategori, qa aktualisht funksionojnë nëpërmjet degës në Gjilan.

Hasan Aliu, duke iu përgjigjur kërkesave të personave me nevoja të veçanta, ka premtuar se komuna do të përkushtohet që në bazë të mundësive që ka, këto kërkesa t`i përfshijë në buxhetin e vitit të ardhshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.