UBT

Vitia përkujton dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni në 25 vjetorin e rënies

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Viti – Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve.

Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtare të dëshmorëve e familjarë të tyre, por edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë, përkujtuan dëshmorët në 25 vjetorin e rënies.

ARKATANA

Përndryshe të dy dëshmorët kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë në malet e Gorozhupit të Hasit.

Me këtë rast, është mbajtur edhe manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani, ku u shënua edhe dita e shkollës nga nxënësit dhe personeli arsimor i shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, me një program të pasur kulturor e artistik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.