Fundamenti

Vitia përfituese e projektit për rinovimin e dy ndërtesave të banimit social

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë është përfituese e projektit nga FKEE (Fondi kosovar për Eficience te Energjisë) për masat e Efiçiencës së Energjisë, nëpërmjet së cilit do të bëhet rinovimi i dy ndërtesave të banimit që janë në pronësi të komunës.

Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, që parasheh edhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve dhe izolimin e çatisë, pastaj rinovimi i ndriçimit ku do të bëhet ndriçimi me LED të ri me efiçiencë të lart, si dhe vendosja e split sistemeve nëpër të gjitha njësitë e banimit me qëllim të përmirësimit të ngrohjes qendrore.

Po ashtu parashihen edhe masat tjera të cilat kanë të bëjnë me renovime emergjente siç janë përmirësimi i infrastrukturës rreth objektit, hidroizolimit të mureve riparimin e instalimeve elektrike, suvatimin e korridoreve , si dhe punë të tjera të ndërtimit.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me zyrtarin komunal për efiçiencë të energjisë Xhelal Musa kanë bërë të ditur detajet e këtij projekti, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm që do të përmirësoj dukshëm jetën e banorëve të këtyre ndërtesave që njëra është tek stacioni i autobusëve dhe tjetri afër objektit të ri të administratës komunale.

FIDANISHTJA

Përndryshe, 90% i investimit të këtij projekti do të jetë nga Fondi Kosovar për Efiçencë të Energjisë dhe 10% nga buxheti komunal i Vitisë.

Shuma e investimeve në këto banime do të jetë, në ndërtesën e banimit social afër stacionit të autobusëve do të jetë 288.850, ndërsa tek ndërtesa e banimit social afër administratës së re të komunës, do të jetë 155.581 euro.

Totali i gjithë investimit do të jetë 444,431 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.