Fidanishtja

Vitia , pa zjarre ketë vit

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Përkundër temperaturave të larta këtë vit nuk ka pasur raste të mëdha të zjarrit ka thënë Nexhmedin Arifi.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë është cilësuar si e qetë dhe stabile ndërsa gjatë këtij takimi është folur edhe për rastet e zjarreve, aksidenteve në komunikacion si dhe janë formuar disa grupe të cilat do të merren me këto raste si dhe është formuar edhe një grup i cili do të merret me fushatat mediatike kundër këtyre dekorive.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur rreth gjendjes së sigurisë tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Sipas tij se edhe përkundër temperaturave të larta këtë vit nuk ka pasur raste të mëdha të zjarrit.“ Falë angazhimit tuaj ,por edhe vetëdijesimit të qytetarëve tanë këtë vit kemi pasur një numër më të vogël të zjarreve” u shpreh Arifi.

KKGJILAN

Ndërsa edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti Afrim Halili pasi e vlerësoi gjendjen e sigurisë si të qetë dhe stabile tha se policia ka qenë e angazhuar në fushat e ndryshme me qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve.

Halili tha se edhe pse pretendohet se rastet e zjarreve janë më të vogla shërbimi i zjarrëfikjes në Viti nuk ka kapacitete të mjaftueshme që t`i del ballë këtyre rasteve.

Ndërsa Shemsi Syla nga FSK-ja tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t`i dal në ndihmë të gjithë qytetarëve. Gjatë këtij takimi anëtarët e këtij këshilli kanë diskutuar rreth çështjeve që kryesisht lidhën me gjendjen e sigurisë ndërsa janë formuar edhe disa grupe të cilat do të merren me këto raste si dhe është formuar edhe një grup i cili do të merret me fushatat mediatike kundër këtyre dukurive. /rajonipress/