UBT

Vitia nisë aksionin me moton “Ta pastrojmë ambientin”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ka filluar aksioni për pastrim me moton “Ta pastrojmë ambientin, i cili do të vazhdojë deri më 22 të këtij muaji dhe do të shtrihet në gjithë territorin e komunës së Vitisë. Ky aksion organizohet nga Institucionet komunale, respektivisht drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, mbështetet nga gjitha institucionet tjera dhe në bashkëpunim të plot me Kompaninë regjionale Eco-Higjiena. Gjatë kësaj periudhe përpos pastrimit të ambientit, parashihet edhe eliminimi i disa deponive të egra të bërllokut që janë nëpër vende publike.

Për 22 ditë, në komunën e Vitisë do të zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë ambientin”, i cili organizohet nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis i cili mbështetet edhe nga institucionet shkollore, policia, drejtoria e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim të plotë me kompaninë regjionale të pastrimit Eco Higjiena.

Për gjatë këtyre ditëve, është hartuar edhe orari i pastrimit nëpër lokalitete ku do të zhvillohet aksioni në bashkëpunim me këshillat e fshatrave.

Aksionin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i cili ndër tjerash tha se muaji prill është shpallur muaj i pastrimit në komunën e Vitisë. “Komuna e Vitisë është duke vazhduar të shënoj datat mjedisore me rëndësi. Tani kur jemi para dy datave me rëndësi siç është “Dita Ndërkombëtare e Tokës” dhe asaj të Mjedisit, ne kemi filluar me aksionin për pastrimin e ambientit, që të kemi një ambient të pastër dhe të shëndoshë”’u shpreh kryetari Haliti.

Ai gjithashtu theksoi se porosi e këtij aksioni është që të largohet së paku një mbeturinë nga Toka dhe të mbjelljet një lule apo fidane.

FIDANISHTJA

Aksionin e sotëm që u zhvillua në qytetin e Vitisë, e kanë mbështetur edhe shkollat e mesme dhe fillore të Vitisë ku kanë marrë pjesë nxënësit dhe arsimtarët.

Gjithashtu edhe Njësia e Zjarrfikësve ka bërë pastrimin e sheshit, ndërsa edhe kompania regjionale e pastrimit Eco Higjiena, është angazhuar me kapacitetet e saja që aksioni të shkojë mirë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë regjionale “Eco Higjiena”, Bajram Isufi, ka siguruar materialet e ndryshme për aksionin si dorëza e thasë, ndërkohë edhe do të bëjë gjithë transportimin e mbeturinave për në depon regjionale.

Për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij aksioni, Institucionet komunale kanë emëruar edhe këshillin organizativë, që do të merret me punën që do të kryhen gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë aksioni që fillon sot në qytetin e Vitisë, parashihet të përmbyllet me 22 prill në Ditën ndërkombëtare të tokës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.