ARKATANA

Vitia nis zgjerimin e ndriçimit publik, Arton Musliu: Po punojmë për një sistem funksional dhe gjithëpërfshirës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Arton Musliu ka bërë të ditur se Komuna e Vitisë ka nisur një fazë të re të rregullimit dhe funksionalizimit të ndriçimit publik në qytet, fshatra dhe lagje të ndryshme të komunës.

Sipas tij, ndriçimi publik mbetet një nga shërbimet më të rëndësishme për sigurinë dhe jetën e përditshme të qytetarëve, ndërsa komuna është e përkushtuar që ky sistem të jetë sa më funksional dhe gjithëpërfshirës.

“Si komunë dhe si Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, jemi të vendosur që ndriçimi publik të jetë, para së gjithash, funksional dhe sa më gjithëpërfshirës”, ka shkruar Musliu.

Ai bëri të ditur se tashmë kanë filluar ndërhyrjet për sanimin e defekteve në mbi dhjetë lokacione të ndryshme, përfshirë qytetin e Vitisë dhe disa fshatra e lagje.

HW

Punimet po zhvillohen në: Viti, Letnicë, Pozhoran, Skifteraj, Sllatinë e Epërme, Sadovinë e Muhaxherëve, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë, Goshicë, Vërban, si dhe në rrugën “Rexhep Emerllahu”, që lidh disa lagje të qytetit.

Musliu theksoi se komuna do të vazhdojë t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve për përmirësimin e ndriçimit publik, duke trajtuar të gjitha kërkesat sipas radhës dhe prioriteteve në terren.

“Do të vazhdojmë t’u shërbejmë kërkesave të shumta, por të drejta dhe të qëndrueshme të qytetarëve pa dallim. E ndreqim pak nga pak”, ka theksuar ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike ka ftuar qytetarët që për çdo problematikë apo kërkesë lidhur me ndriçimin publik të kontaktojnë drejtpërdrejt me drejtorinë, duke premtuar trajtim të secilës kërkesë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.