UBT

Vitia nis aktivitetet për nderë të mërgimtareve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë, ka filluar sot aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”, që do të zhvillohen prej datës 1-12 gusht. Me këtë rast fillimisht në sheshin e qytetit “Nijazi Azemi”-Komandat Mjekra në Viti, është mbajtur një koloni artistike nga nxënësit Vitias e cila është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me ekipin e KFOR-LMT në Viti. Këtë koloni artistike e vizituan nga afër kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini.

Ndërkaq në orët e pasdites u bë promovimi i veprave të autorit vitias nga Stubëlla e Epërme, Engjël Koliqi. Ku u promovuan këto vepra: “Histori e shkollës shqipe”, “Me lahutën Dardane k’noj gegnisht”, “Ndjej dhe ju rekomandoj”, “333 Shkreptima”.

Në këtë promovim nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Drejtori i DKRS-së, Valmir Sahiti dhe zv. Kryetari Hasan Aliu, i cili në emër të komunës ju ndahu një mirënjohje z. Koliqi për kontributin e tij të dhënë në fushën e arsimit dhe letërsisë.

ARKATANA

Gjithashtu nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe shkrimtarja dhe poetja Besa Rexhepi si dhe Ardian Haziri, recensent të 3 veprave të z. Koliqi. Kurse sot nga ora 17:00 po ashtu në qendër të qytetit është paraparë të mbahet panairi tradicional i produkteve me moton “ Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”.

Ndërkaq në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe aktiviteti sportiv në Ping Pong e nga ora 20:00 para shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të mbahet koncert i hapur për qytetarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.