GRANDEMALL

Vitia nikoqire e konferencës së kryetarëve të komunave juglindore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti, është nikoqir i një konference të kryetarëve të komunave juglindore që po mbahet tani në Viti, nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i.

Haliti në fjalën e tij të rastit tha se ai në cilësinë e nikoqirit ndihet i nderuar të ju shpreh mirëseardhje në Viti, konkretisht në konferencën e dytë të kryetarëve të komunave juglindore.

I pari i komunës pasi që dha një letërnjoftim të shkurtë mbi këtë komunë dhe potencialin e saj foli edhe për rëndësinë e kësaj konference. “Konferenca e sotme ka për qëllim trajtimin e temës që përfshin qasjen e ujit të pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, për të cilën ne veç kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, me GIZ-in gjerman, i cili është pikë hyrëse në procesin e hartimit të Planit Regjional për Menaxhimin e integruar të Mbeturinave”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Ai falënderoj edhe KFOR-in Amerikan për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për shoqërinë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti pritet të jap edhe nga një mirënjohje për Komandantin e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it, kolonel Kristofer Samulskin, zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it Edi Simson dhe togerën Sara Drerup, nga Ekipa Ndërlidhëse e KFOR-it.

Ndërkaq në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe të kompanive regjionale që ofrojnë shërbime të mbeturinave dhe të ujit të pijshëm për këtë regjion./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.