GRANDEMALL

Vitia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin zviceran

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin zviceran, marrëveshje kjo e cila parasheh realizimin e një projekti për edukimin parashkollor për këtë vit në Komunën e Vitisë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se marrëveshjet e tilla janë në interesin e përgjithshëm në Komunën e Vitisë, duke potencuar se me këtë projekt do të ndihmohet arsimi në Viti, konkretisht edukimi parashkollor që sipas tij është i një rëndësie të veçantë për brezat e ardhshëm.

Ndërkaq, Kreshnik Basha, shef i Zyrës së Caritasit të Zvicrës, tha se deri te kjo marrëveshje ka ardhur pas inicimit që ka bërë kryetari i komunës së Vitisë, ku ka kërkuar mbështetje në programin parashkollor.”Ky projekt parasheh zhvillimin e kapaciteteve të edukimit parashkollor të Komunës së Vitisë dhe me këtë marrëveshje kjo komunë do të pajisët me tre klasa parashkollore në vitin 2014 dhe hapë rrugën për mbështetje në vitin në vijim” u shpreh Basha.

FIDANISHTJA

Ai tha se më këtë marrëveshje parashihen pajisjet metodike të punës, rregullimi i klasës, trajnimi akademik etj.

Ndërkaq në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka marrë pjesë edhe përgjegjësi i këtij projekti Albert Bakalli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.