Vitia në vlugun e punimeve, Sokol Haliti në teren për të përcjellur punët

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, konkretisht rregullimin e trotuarit afër rreth rrotullimit te xhamia dhe në rrugën përgjatë lumit “Morava e Binçës” prej xhamisë së qytetit deri të kryqëzimi afër marketit “Rifa”, hapësirë kjo e cila është duke u rregulluar me kalldrëm.
Ky projekt po bëhet në kuadër të projektit “GRANTI PERFORMANCËS 2023”, e cila financohet nga granti i performancës komunale, falë punës së mirë të kësaj komune./rajonipress/