UBT

Vitia nderon me shpalljen “Qytetare Nderi”, ish deputeten Doris Pack

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ndër pikat e rendit të ditës për mbledhjen e pestë të Komitetit për Politikë e Financa, ishte edhe propozim vendimi për shpalljen, ”Qytetare Nderi“ të ish deputetes së Parlamentit evropian Doris Pack. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka paraqitur para anëtareve të këtij komiteti kontributin e znj. Pack në mbështetje të kërkesave dhe ndihmesës në shtetësinë e Kosovës dhe në shenjë të këtij kontributi, të nderohet me titullin e qytetares nderi të Vitisë.

Ndonëse ky propozim vendim i kryetarit Haliti u miratua në parim nga anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, megjithatë u kërkua që për seancën e Kuvendit të përgatitet dhe t`i prezantohet këshilltarëve biografia dhe arsyeshmëria për qëllimin e shpalljes qytetare nderi të ish eurodeputetes Pack.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për çka anëtarët e KPF-së nga radhët e opozitës nuk e votuan për procedim në seancën e Kuvendit dhe nuk u kalua, për çka u vendos të bëhen përmirësime dhe të thirret një mbledhje e KPF-së për të premten, me të vetmen pikë të rendit të ditës.

Eco Higjiena

Gjithashtu, u diskutua dhe u miratua për procedim në seancën e radhës propozim vendimi për transferin, (rialokimin) e mjeteve buxhetore në mes programeve-nën programeve buxhetore në kategorinë ekonomike të pagave e mëditjeve, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e njësisë – shtëpisë për Integrim në Bashkësi në Komunën e Vitisë, si dhe u dha një informatë, mbi punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për periudhën Janar-Qershor 2018.

Për seancën e Kuvendit Komunal që do të mbahet të mërkurën, u propozua që të hyjë në rend dite edhe një Informatë rreth kyçjes në Autostradën Prishtinë-Shkup, të qytetarëve të komunës së Vitisë në Gërlicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.