GRANDEMALL

Vitia merret si model për integrimin në Agjendën 2030 në forumin e lartë politik, ku Haliti do të flas për këtë të arritur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti do të merre pjesë në forumin e lartë politik me titull “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”.

Me këtë rast kryetari Haliti, do të prezantoj para të pranishmeve rezultatet konkrete në lidhje me procesin e mbledhjes së të dhënave nga grupet tematike për qasjen gjithëpërfshirëse në nivel lokal, shkëmbimin e njohurive, historinë e suksesit dhe përfitimet nga bashkëpunimi i tyre.

GRANDEMALL

Përndryshe komuna e Vitisë në kuadër të Agjendës 2030 ka një bashkëpunim ndërinstitucional me komunën Kirchhain në Hessen të Gjermanisë, kurse fshati Smirë me fshatin Kleinselheim nga kjo komunë me të cilën partneriteti është kurorëzuar me realizimin e projekteve të ndryshme në të dyja anët. Komuna e Vitisë është pjesë e kësaj agjende që përfshinë 17 objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që janë miratuar në vitin 2015 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ndërkaq bëhet me dije se ftesa ka ardhur në emër të Institutit për Politika Zhvillimore dhe Asociacionet të Komunave kurse forumi në fjalë do të mbahet ka fundi i këtij muaji në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.