FIDANISHTJA

Vitia me aktivitete të shumta po shënon 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me aktivitete të ndryshme, që nga 15 shkurti në Viti, ka nisur shënimi i Festës së Pavarësisë së Kosovës, organizime këto që po mbahen nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport. Sot në orët e paradites, manifestimet kanë filluar me seancën solemne të Kuvendit komunal, ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme pritet të mbahet edhe koncerti festiv si dhe një ekspozitë e hapur e pavarësisë.

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë foli për rëndësinë e kësaj dite.
“Sot po kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kujtojmë këtë festë të madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë”, u shpreh Aliu.

Ai tha se 16 vjet më parë, konkretisht më 17 shkurt 2008, historia e Kosovës, u shkrua në një kapitull të ri.

Sipas tij kjo datë shënoi një moment epokal në rrugën e këtij vendi drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, tha se me 17 shkurt në një seancë të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës ku Kosova është shpallur shtet i pavarur se demokratik ku u kurorëzua mundi dhe sakrifica.

FIDANISHTJA

Ai tha se pas vitit 1912 kur Kosova mbeti jashtë trojeve shqiptare vazhdoj rezistenca paqësore por edhe deri në luftën e UÇK-së që Kosova të çlirohet nga okupatorit të atëhershëm duke përmendur ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtarë dhe të NATOS-së.

Ai tha institucionet duhet përherë të punojnë për të mirën e vendit dhe atë më të gjithë.
Ndërkaq nga OVL-UÇK në Viti , të pranishmit i ka përshëndetur z. Abdyl Bajrami, i cili ju uroj atyre edhe këtë festë shtetërore.

Më pas, prej orës 10:00, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, ku udhëheqës të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, Institucioneve tjera, organizatave e shoqatave jo qeveritare dhe qytetarë të tjerë, kanë vënë kurora lulesh.

Ndërkohë, shënimi i 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u karakterizua me një varg aktivitetesh kulturore e sportive në komunën e Vitisë.

Gjatë ditës së djeshme u bë promovimi i librave të autorit Samet Dalipi kurse më parej janë mbajtur edhe disa aktivitete sportive.

Kurse sot pritet që me fillim në ora 11:00 të mbahet edhe koncerti festiv në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti si dhe një ekspozitë e artit pamor në Galerinë e arteve poashtu në shtëpinë e kulturës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.