Vitia kompenson fermerët e dëmtuar nga breshëri
Viti – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti pas breshërit që ka rënë dje në disa fshatra të Komunës së Vitisë dhe i cili shkaktoi dëme të mëdha në kultura të ndryshme bujqësore, njofton se kjo komunë ka të formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore
Andaj kjo drejtori ju bënë thirrje të gjithë fermerëve që të paraqesin dëmet në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në mënyrë që komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës të del në teren për të vlerësuar dëmet thuhet në njoftimin e Veton Ademit drejtor./rajonipress/


