Fundamenti

Vitia i kushton rëndësi parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

/ 2 minuta lexim

Viti – Në Viti është mbajtur sot një takim i Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi, me kërkesë të përfaqësuesve të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS), me që rast janë dhënë detaje rreth aktiviteteve të komunës së Vitisë në implementimin e strategjisë dhe planit të veprimit, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2010.

Lidhur me programin e Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm, i cili si qëllim themelor ka ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rrezikun nga ky fenomen, foli përfaqësuesi i kësaj qendre Skënder Kurteshi, i cili edhe bëri të ditur rreth aktiviteteve të komunave në këtë projekt. “Projekti është 3 vjeçar, ku parashihen trajnime të ndryshme që në fokus kanë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit. Në kontest të kësaj, Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe një strategji, nëpërmes së cilit parashihen aktivitetet që duhet të zhvillojnë komunat”, ka thënë Kurteshi.

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, ka njoftuar përfaqësuesit e QKSS-së se komuna e Vitisë ka zhvilluar deri më tani një varg aktivitetesh që kanë për qëllim si parandalimin po ashtu edhe luftimin e kësaj dukurie.

Uji Dea

Duke folur rreth angazhimit të deritanishëm, kryetari Haliti ka çmuar lartë bashkëpunimin ndër institucional, por edhe të mekanizmave të tjerë sikur se edhe me bashkësitë fetare, shoqërinë civile etj.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, ka raportuar për gjendjen e sigurisë të cilën sipas statistikave e ka vlerësuar si të qetë dhe pa eksese të theksuara. “Ne jemi të përkushtuar të punojmë në kuadër të ligjeve të aplikueshme dhe jemi të angazhuar që të fokusohemi konform përgjegjësive që na takojnë”, ka thënë kapiteni Lipovica./rajonipress/