FITORJA

Vitia festoj 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar Shqiptar komuna e Vitisë, ka mbajtur sot manifestimin qendror në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Ndërsa në orët e paradites janë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Vitisë.

Pas homazheve dhe vendosjen e kurorave të luleve në kompleksin e dëshmorëve në Viti, nga ana e përfaqësuesve të institucioneve komunale, subjekteve politike, mekanizmave të tjera si dhe qytetarëve, është mbajtur manifestimi qendror në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Fundamenti

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu pasi që ju ka uruar gjithë shqiptareve kudo që janë këtë festë, ka folur mbi rëndësinë që ka 28 Nëntori. “Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë, me heroizmin e tyre në të gjitha luftërat për çlirimin e trojeve dhe lirinë e popullit shqiptar, u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë”u shpreh zëvendëskryetari Aliu.

Kurse më pas në nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është mbajtur një koncert me program të pasur kulturor dhe artistik. Ndërsa për nder të kësaj festë qendra e qytetit të Vitisë, ishte mbushur sot përlotë flamuj kuq e zi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.