United Hospital

Vitia e prekur nga tragjedia e familjes Alidema

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Vdekja tragjike e katër qytetarëve nga Pozherani i Vitisë ka prekur rëndë tërë këtë rajon, derisa ngushëllime kanë shprehur Sokol Haliti, Naim Pira, dhe dega e PDK-së.

Sokol Haliti ka ngushëlluar familjarët e 4 të vdekurve në aksidentin e ndodhur në Prishtinë. Me rastin e vdekjes së katër qytetarëve të komunës së Vitisë të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Prishtinë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka shprehur ngushëllime familjes Alidema nga Pozherani për humbjen e më të dashurve të tyre.

Mobi Casa

Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë ngushëllon familjen Alidema për humbjen e katër familjarëve. “Lajmi për vdekjen e 4 qytetarëve të komunës së Vitisë, na ka prekur të gjithëve. Me pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të përzemërta për familjen Alidema dhe gjithë të afërmit, shokët dhe miqtë e kësaj familje”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira.

Kurse, Dega e PDK-së në Viti shprehë ngushëllimet e përzemërta për rastin tragjik të familjes Alidema nga Pozherani. “Lajmi tragjik për humbjen e jetës së më të dashurve tuaj na ka pikëlluar të gjithëve, po ashtu urojmë shërimin sa më të shpejt të të mbijetuarit nga kjo tragjedi. Pranoni ngushëllimet tona duke u lutur që të jetë rasti i fundit tragjik për qytetarët tanë” thuhet në telegramin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.