FITORJA

Vitia e gatshme për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Zv.kryetari i Komunë së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësues nga Komisioni komunal për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të komunës së Vitisë, ku u diskutua rreth procesit, përgatitjeve dhe zhvillimeve të reja në projektin e Regjistrimit të Popullsisë, i cili planifikohet të mbahet këtë vit.

Në këtë takim u dha një njoftim i shkurtër mbi përgatitjet e Komisionit Komunal për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, si dhe për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni.

I pranishëm ishte edhe Guxim Neziri nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, i cili u njoftua më për së afërmi me ecurinë e përgatitjeve të këtij regjistrimi në komunën e Vitisë.

FIDANISHTJA

Me këtë rast, Aliu u shpreh se ky regjistrim ka rëndësi të madhe për vendin, prandaj komuna e Vitisë do të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për regjistrimin e plotë të popullsisë dhe ekonomive familjare.

Në këtë takim u bë e ditur që ky regjistrim i popullsisë do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes, gjatë këtij takimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.